Galaxy S6 mund të mbushet me anë të valëve

Kompani e njohur Samsung përmes një postimi ka bërë të ditur se në pajisjet e ardhme mund të përdoret një teknologji e re, atë të mbushjes së pajisjeve pa pasur nevojë për një adaptues.
Nëse veç arrin të sjell këtë produkt në Galaxy S6 për të cilin edhe paralajmëruan udhëheqësit e kompanisë, atëherë ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i madh teknologjik.
Bëhet e ditur se për këtë risi të re, udhëheqësit e kompanisë Samsung janë duke punuar që një kohë të gjatë. Me anë të kësaj mundësie, jo vetëm telefonat e ardhshëm por edhe pajisjet tjera nga kjo kompani do të keni mundësin e mbushjes me energji pa pasur nevojë për një adaptues, por me anë të valëve Wireless.