Galaxy S6 Edge dhe rezistenca ndaj ujit (Video)

Megjithëse Samsug nuk e kishe reklamuar Galaxy S6 Edge si një pajisje rezistente ndaj ujit, ky model po del të jetë kogja rezistent ndaj ujit.
TechSmartt  vendosi që ta testojë këtë model duke e hodhe në një enë me ujë. Telefoni zgjati mbi 20 minuta para se të fikej. Ky është një rezultat i mirë duke marrë parasysh faktin që ai nuk ka marrë certifikimin si telefon rezistent ndaj ujit, megjithatë nuk u shpëtoi disa dëmtimeve.
Nuk do t’jua rekomandonim që ta provoni në shtëpi, pasi telefoni mund të shfaqë probleme. Megjithatë, nëse telefoni do t’ju binte aksidentalisht në ujë, dhe do ta merrnit menjëherë, ka shumë shanse që pajisja të mbijetojë dhe të funksionojë normalisht.