Futbollistët e Realit duan qëndrimin e Ancelottit

 

Trajneri i Realit, Carlo Anceloti është në qendër të kritikave pas dështimit të sezonit, pasi nuk fitoj asnjë trofe këtë sezon.

Shkarkimi i tij nga Los Blancos mund të ndodh në fund të sezonit, por sipas të përditshmes katalane “Sport”, Ronaldo me shok duan qëndrimin e strategut italian në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Fjalën e fundit do ta jap presidenti Florentino Perez, por dëshira e futbollistëve për të bashkëpunuar në Ancelottin mund ta detyroj presidentin që të vazhdoj me trajnerin aktual.