Fundoset Roma

 

Skuadra e Romës ka humbur edhe një objektiv këtë sezon. Roma është eliminuar nga Kupa e Italisë, pasi u mposhtë në “Olimpiko” nga Fiorentina me rezultat 2-0.
Për fundosjen e Romës u përkujdes sulmuesi gjerman që shënoi dy golat në pjesën e dytë.
Roma është pothuajse jashtë garës për titull edhe në Seria A. edhe pse është vetëm 7 pikë prapa Juves, vështirë se Juve do të lëshoj pikë në vazhdim.
Roma është në garë për ta fituar Ligën e Evropës, edhe pse ka përballë kundërshtar të vështirë.