FTESË PËR APLIKIM PËR PEMISHTE ME MJEDER

Ftohen fermerët nga Komuna e Mitrovicës që të aplikojnë për përfitimin e pemishtes me mjedër

Përshkrimi i projektit:
IADK është duke zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar edhe nga Komuna e Mitrovicës. Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor.

Në këtë aktivitet do të ngritën 10 pemishte me mjedër me sipërfaqe 2000 m2, të cilat do të kenë fidanët, sistemin e ujitjes dhe sistemin mbështetës.

Të drejtë aplikimi kanë:
• Fermerët nga komuna e Mitrovicës, të cilët nuk kanë përfituar pemishte me mjedër apo përkrahje tjetër më parë
• Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe që kanë tokë te përshtatshme për ngritjen e pemishteve me mjedër, ujë te mjaftueshëm për ujitjen e pemishteve dhe fuçi punëtore për punë
• Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Sektorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, nga data 22.02.2017 deri më datën 28.02.2017, si dhe në sesionin informues që do të mbahet më dt._________2017, nga ora 11:00, në sallën e komunës së Mitrovicës, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet deri më 28.02.2017.

   
Loading...