Fshati Kçiqi i gëzohet rrjetit të ri elektrik (foto)

 

Nga vendosja e trafos së re në Kçiq të Mitrovicës kanë përfituar qindra konsumatorë. Ky investim, pos që ka rregulluar tensionin, ka ndikuar direkt edhe në zvogëlimin e humbjeve si atyre teknike, ashtu edhe atyre komerciale
Berishët e Kçiqit të Mitrovicës këto ditë kanë arsye të gëzohen. KEDS ka investuar në lagjen e tyre duke rregulluar tensionin e energjisë elektrike. Trafo e re është në qendër të lagjes, përderisa shtyllat e energjisë nga betoni derivojnë në të tri anët e saj. KEDS, edhe aty tregoi përkushtimin në rregullimin e tensionit për konsumatorët e vet. “Vendosja e trafos dhe rrjetit është bërë pasi kishte rënie të tensionit në këtë pjesë. Tashmë, kjo pjesë ka furnizim të sigurt dhe kualitativ me energji elektrike”, thotë Kujtim Miftari, inxhinier i prishjeve në Distriktin e Mitrovicës.
Qindra banorë të lagjes kanë tension stabil, përderisa rrjeti i ri ka rritur edhe sigurinë e furnizimit.
Ky investim ka gëzuar edhe banorin e lagjes, Sevdaim Berishën. Madje, i është gjendur në kohën më të mirë, pasi ai këto ditë po ndërton shtëpinë e re. “ Padyshim që është bërë një punë e mirë. Është rregulluar tensioni dhe kjo na ka lehtësuar edhe përditshmërinë tonë. Mua më është gjendur edhe më tepër ky investim, pasi tensioni stabil këtyre ditëve më nevojitej më tepër se kurrë”, thotë Berisha, teksa së bashku me punëtorët e angazhuar po përfundonte katin e parë të shtëpisë.
Pos rrjetit të ri, KEDS ka zhvendosur në atë pjesë edhe njehsorët elektrikë. “Ky investim, pos që ka rritur kualitetin e shërbimeve për konsumatorë, ka ndikuar në zvogëlimin e humbjeve, si atyre teknike, po ashtu edhe atyre komerciale”, thotë Miftari.
Investimi në Kçiq është në vazhdën e përmirësimeve të Rrjetit të Shpërndarjes që po bën kompania si në pjesët tjera të Mitrovicës, ashtu edhe në tërë territorin e vendit.

Displaying Foto Kciqi_2.JPG