Fshati Gushavc së shpejti me rrugë të zgjeruar dhe asfaltuar

 

Për veç punëve të mëdha të kryera në infrastrukturë në pjesën jugore të Mitrovicës, Komuna e Mitrovicës gjatë vitit që lamë pas ka kryer punë të mira edhe në fshatrat veriore që janë nën juridiksionin e saj, ku më parë është punuar shumë pak ose fare. Në fshatin Gushavc është punuar me një intensitet relativisht të kënaqshëm sipas kushteve dhe mundësive buxhetore. Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Blerim Baruti, tha se në muajin Korrik dhe Gusht të vitit të kaluar është punuar kanalizimi fekale përgjatë vijës së rrugës në brendësi të fshatit, në gjatësi prej 482 m, në vlerë prej 300 mijë euro. Ndërkaq në muajin Shtator dhe Tetor janë demoluar muret ekzistuese dhe janë punuar muret mbrojtëse. “ Më pas është bërë gërmimi i trasës dhe mbushja me material gur shkëmbor në gjatësi prej 511.00 m dhe gjerësi 2.50 m, po ashtu është shtruar rruga me material gur i thyer në gjatësi prej 809.00 m dhe gjërsi , 6.5 m, që arrin vlerën prej 47.083 euro” tha Baruti. Sipas tij dy muajve të fundit të vitit 2014, në rrugën kryesore që lidh fshatin Gushavc me fshatin Vinarc dhe Suhadoll, me një gjatësi prej 800 m, dhe gjerësi 9 m, është bërë demolomi i asfaltit të dëmtuar, zgjerimi i trasës, prerja e drunjve dhe largimi i rrethojave. Po ashtu është bërë edhe shtrimi i materialit mbushës i gurit shkëmbor dhe ngjeshja e tij që arrin vlerën prej 49.764 euro. Drejtori Baruti, thotë se projekti në rrugën e fshatit Gushavc do të vazhdoj edhe këtë vit, kur është planifikuar të bëhet asfaltimi i saj, investim ky që kap shumën prej 90.000 euro.