Frika nga depresioni: Njeriu që zbuloi butonin “Like” fshin aplikacionin “Facebook” nga telefoni i tij (Foto)

Justin Rosenstein, një inxhinier i cili zbuloi butonin “Like” në vitin 2007, një nga karakteristikat më të njohura në Facebook, e ka fshirë këtë aplikacion nga telefoni i tij celular.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rosenstein thotë se ka frikë nga efektet psikologjike që po u shkaktojnë aplikacionet e tilla njerëzve nëpër botë.

Justin Rosenstein, ish-inxhinier i Google dhe Facebook që ndihmoi në ndërtimin e butonit ‘Like’: ‘Gjithkush është i hutuar. Gjatë gjithë kohës’.

Po sipas mediave të huaja, aq është i shqetësuar ai rreth kësaj çështje, sa që ka bllokuar veten në Reddit dhe Snapchat, si dhe ka kufizuar rreptësisht kohën që kalon çdo ditë në Facebook..

Ai madje tanimë ka blerë një telefon të ri dhe ka aktivizuar funksionin që nuk lejon shkarkimin e të gjitha aplikacioneve.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se sa më shumë kohë që të rinjtë shpenzojnë në mediat sociale, aq më shumë ka gjasa që ata të bien në depresion. /Telegrafi/