Fotot që dëshmojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luftën e Çanakkalasë (Foto)

Fitorja e Çanakkalasë në 1915 dha ndërgjegjen e të qënurit kombi turk. Kjo luftë është edhe një pikë kthesë në rrugën që shkoi drejt Republikës së Turqisë.
18 marsi, që është fitorja e Luftës Detare, përkujtohet çdo vit si dita e dëshmorëve, ndërsa në 25 prill Turqia mirëpret nipërit e anakëve që vijnë për të përkujtuar gjyshërit.
Në këtë luftë janë me mijëra shqiptarë të cilët luftuan në radhët e forcave turke. Kryesisht ata ishin nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia e sotme. Ata priten në hyrje të parkut përkujtimor, nga një statujë e Mehmetçikut, i cili mbart në krahë një ushtar anzak.
Viti 2015 ka një rëndësi të veçantë, sepse është 100-vjetori i fitores së Çanakkalasë. Populli turk zhvillon aktivitete të ndryshme dhe programe përkujtimore për të treguar legjendën e të parëve që i kanë dhuruar këtë tokë dhe për të mbajtur të gjallë kujtimin e tyre.
Populli i Turqisë nuk e harruar kurrë rëndësinë e kësaj lufte për Republikën. Nëse do të kalohej Çanakkalaja, do të merrte fund Perandoria Osmane dhe nuk do të kishte pasur kohë për Luftën Çlirimtare. /Gazeta Dita/