Fotografi nga Skenderaj, tregon se si duhet dashur Drenica

Hilmi Veliu, një fotograf veteran, i cili gjithçka që shfaq Drenica në fushën e gjelbërt e tregon përmes fotove të tij, të cilat i bën me pasion të veçantë, transmeton Drenica Press.

Hilmiu apo ndryshe siç njihet nga drenicasit Hilli, arriti para një muaji ta shpëtoj klubin e tij të zemrës KF Drenicën nga gremina, ku në mënyrë vullnetare mblodhi mbi 10 mijë euro që t’ju siguroj lojtarëve nga një pagë.

Një gjest i tillë i Hilmi Veliut, tregon më së miri, se vullneti për të punuar punë të mira, gjithmonë mund të sjellë rezultate pozitive.

Hilli tregon se ka gati një dekadë që qendron gjithmonë pranë klubit të tij të zemrës KF Drenicës, që përmes fotove të sjellë bukuritë e lojës së Drenicës dhe momentet me interesante t’ju jap shikuesve./DRENICA PRESS/

Fotografia e Hilmi Veliu

Lexo tjetër  Kjo është femra më e pasur në botë, si e fitoj pasurinë nga asgjëja