FOTO/ Vritet në atentat shqiptari në Kolumbi (EMRI)

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij në Facebook detaje mbi vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Sipas tij, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Amerikën e Jugut. Ai numëron vrasjet në Ekuador dhe atentatet ndaj shqiptarëve, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe në Kolumbi.

“Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysmë më parë.

Kete radhë viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines.

Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…” – shkruan Hoxha. ©LAPSI.al

Image may contain: 1 person, smiling, riding on a horse, sky, horse, cloud, outdoor and nature

Lexo tjetër  Aksident i rëndë komunikacioni, pesë persona të lënduar rëndë (FOTO)