Foto e rrallë, prindërit e Leonora Jakupit në përqafimin e njëri-tjetrit

Këngëtarja Leonora Jakupi, shpesh e ka përmendur se boshllëku në jetë që i ka lën humbja e babait ka qenë i madh.

Ajo si fëmija më i madh i familjes, ka treguar se është kujdesur shumë për vëllaun dhe motrën e saj por edhe për nënën e cila tani menaxhon me sukses karrierën e vajzës së saj.

Sic dihet babai i Leonorës ishte vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa pas kësaj ngjarje Leonora kishte publikuar këngën “A vritet pafajësia”, këngë e cila i dha një hov të madh karrierës së saj, shkruan Magazina.al

Ndonëse babai i mungon, Leonora ka kujtime me të cilat e kujton atë, e një nga to është edhe kjo fotografi e prindërve të saj, nga të paktat që i ka mbetur./Magazina.al/

Lexo tjetër  Kuçi në konferencën kundër radikalizmit: Europa të na i hapë dyert