Formacionet zyrtare

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi dhe ai i Armenisë, Bernard Shaland, kanë bërë publike formacionet startuese për ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2016.
Futbollisti që dyshohej se mund të luante, Mërgim Mavraj, është përfshirë në ekipin bazë të kuqezinjve.
Në një postim të mëhershëm në rrjetet sociale, Mavraj pati shkruar: “Shpresa vdes e fundit” duke aluduar se mund të luante dhe kjo ndodhi.
Në ekip nuk figuron emri i Shkëlzen Gashit, edhe pse shumë tifozë do ta dëshironin nga minuta e parë në formacion.
Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Balaj.
Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan.
Gjyqtar: David Borbalan (SPA)
Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA), Roberto Diaz Perez (SPA)
Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA)
Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA). Pedro Montero (SPA)