FMN: Rritja ekonomike 3 për qind s’mjafton për krijim të vendeve të reja të punës

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, i cili ishte në vizitë dy javore në Kosovë ka thënë se rritja ekonomike mbi 3 për qind është e qëndrueshme por e pa mjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë, raporton KTV.
“Problemi tjetër ka të bëjë edhe me gjyqësorin, ku ekziston një ngarkesë e madhe e lëndëve në gjyqe që presin zgjidhje dhe gjykatat jo gjithmonë e kanë ekspertizën për të trajtuar rastet financiare. Ne kemi arritur katër pesë pika kyçe gjatë këtyre javëve, ne presim një rritje këtë vit pak mbi 3 për qind, kjo nuk është keq në fakt është më mirë”, ka thënë Miniane
Ai po ashtu ka thënë se konkluza e dytë që është arritur është se deficiti buxhetor i këtij viti mund të tejkaloj 2 për qindëshin e buxhetuar, me këtë sipas tij qeveria përballet me zotimet e konsiderueshëm të vitit të kaluar.
Ndërsa, Avdullah Hoti, ministër i financave, ka thënë se është hera e parë që Kosova ka konsultime të tilla.
Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është një konkludimi përbashkët se sektori bankarë në Kosovë është mirë i kapitalizuara.