Flamurtari-Feronikeli, rezultat befasues

KF Feronikeli është ndalur në barazim 2-2 me Flamurtarin e Prishtinës. Nikli ishte duke fituar deri në minutën e 87-të, kur barazuan vendasit.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 20-të.

Ishin mysafirët që shënuan me anë të Mendorim Hotit, ndërsa pas njëzet minutash vendasit barazuan me anë të Blendi Baftiut.

Në minutën e 75-të Flamurtari kërkoi penallti, por kështu nuk mendoi gjyqtari Fatmir Tahiri.

Në minutat vazhdim Feronikeli u hodh me gjithë forcat në sulm, në minutën e 77-të Mendorim Hoti pati rast të mirë. Kurse në minutën e 79-të mysafirët rikthyen epërsinë me anë të Qemail Elshanit

Golin e barazimit e shënoi në minutën e 88-të Emir Rama.

Pas këtij barazimit Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, kurse Flamurtari në të parafundit (11) me gjashtë pikë.