Fjalët e Lilës për Shaqirin në duelin Inter-Parma

Mbrojtësi shqiptar i Parmës, Andi Lila, ka folur në “Procesin Sportiv” për duelin me Inerin dhe Xherdan Shaqirin me të cilin i shkëmbyen fanellat.
“Shaqiri që para ndeshjes tregoi rrespekt ndaj meje. Edhe pse kemi luajtur dy herë kundër Zvicrës unë me të nuk e kemi patur rastin për të biseduar, por kësaj radhe po, madje ndërruam edhe fanellat pas pjesës së parë, pasi unë u zëvendësova. Shaqiri është një çun zotëri dhe shumë i mirë, shumë rrespekt për të”, tha Lila.