FJALA: Largimi i flamurit kombëtar, dobësi dhe qyqarllëk i pushtetit

Ne FJALA konsiderojmë se largimi i flamurit kombëtar në Prishtinë është dobësi dhe qyqarllëk i pushtetit aktual qeverisës.
Është dobësi ngase për interesa të ulëta politike dhe përsonale ofendohet identiteti i shumicës shqiptare të Kosovës.
Kjo vepër është e ngjashme me veprën e regjimit të Serbisë që para disa viteve largoj nga qendra e Preshevës lapidarin e dëshmorëve shqiptarë të UÇPMB-së.
Është qyqarllëk kjo vepër e largimit të flamurit kombëtar ngase po ky pushtet nuk guxon as me mendu e lëre më me largu flamurin e Serbisë i cili valvitet lirshëm në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë situatë e bën edhe më të rëndë fakti se pushteti aktual qeverisës në Kosovë përbëhet nga partitë që thirren në emër të UÇK-së, PDK-AAK dhe Nisma.
Ne FJALA i bëjmë thirrje pushtetit qeverisës që mos të luaj me ndjenjat tona kombëtare dhe ta respektoj flamurin tonë kombëtar.
Lexo tjetër  Sot bëhen 13 vjet nga vdekja tragjike e maturantëve të Malishevës