“Fitore ndaj Granadas për të shtuar besimin ndaj Atleticos”

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga futbollistët që të shënojnë fitore në duel me Granadan, fitore që do të rriste moralin në duel me Atleticon në Champions.
“Granada është një skuadër e rrezikshme që luan shumë mirë dhe nuk duhet të gabojmë. Fitorja në këtë duel do të na e rriste besimin në duel me Atleticon në Champions”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri italian, ka thënë se gara për titull në La Liga është ende e hapur dhe skudra e tij nuk duhet të gabojë në asnjë takim.
“Gjatë muajve janar dhe shkurt patëm rënie, por tani duhet të luftojmë fortë, pasi gara në La Liga është ende e hapur dhe nuk duhet gabuar në asnjë takim”, ka nënvizuar Ancelotti./DrenicaPress/