Firmoset marrëveshja për fondin grant prej 10 mijë eurosh

 

Shoqata “Pelican“ e Francës ka ndarë një grant prej 10 mijë eurosh, i cili do t’i ndihmojë arsimit në Komunën e Vushtrrisë për realizimin e Projektit të përbashkët.
Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, sot ka nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “ Pelican “ nga Franca,e cila përfaqsohej nga zonja Yvette Nikolas. Në kuadër të kësaj marrëveshje,Shoqata “ Pelican “ e Francës ka ndarë një grant prej 10 mijë eurosh, i cili do t’i ndihmojë arsimit në Komunën e Vushtrrisë për realizimin e Projektit të përbashkët “, bëhet e ditur në një njoftim të komunës.
Furnizimi me mjete për Punëtorinë e Saldatorë-Axhustatorëve, kurse Komuna e Vushtrrisë do të participojë me 2 mijë euro në këtë projekt tejet të rëndësishëm.“Do të bashkëpunojmë shumë me Qeverinë lokale dhe me Drejtorinë e Arsimit dhe do të vazhdojmë tutje të diskutojmë edhe për shumë çështje të tjera që do të kontribuojnë në ngritjen e arsimit në këtë Komunë “, tha zonja Yvette Nikolas me rastin e firmosjes së kësaj marrëveshjeje,ku ishin të pranishëm edhe Marie Thereze Thibaut e Sebastian Gricoupt,zyrtarë të shoqatës dhe Musaj Tërbunja,drejtor i DA. Në anën tjetër Mulaku shprehu falënderime për ndihmën që Shoqata “ Pelican “ akordoi për realizimin e këtij projekti për arsimin profesional, ku praktika luan një rol të rëndësishëm për aftësimin e nxënësve.