Fillon seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku.

Lushtaku dhe Selimi do të dalin sot para Gjykatës Supreme, e cila njihet edhe si shkalla e fundit e gjykatës në vend, raporton Indeksonline.

Ndryshe të dy janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë prove ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish-pjesëtari të UÇK-së të cilët janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës I.