Fillon projekti i shumëpritur për banorët e Skënderajt (FOTO)

Më qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijëshëm për qytetarët e Skenderajt, sot ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe në Brus, që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijëshëm për qytetarët e Skenderajt.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në këtë projekt ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, përfaqsuesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, si dhe drejtuesit e komanisë së ujësjellësit regjional “Mitrovica”, Sami Miftari dhe Ilaz Halili.

Më këtë rast Nënkryetari Nura ka deklaruar se projekti që po fillon sot do të përmirësojë shumë furnizimin me ujë të pijëshëm për të gjithë banorët e Skenderajt. Ai ka thënë se investimet e Komunës së Skenderajt në rrjetin e ujësjellësit në fshatrat e Skenderajt dhe ky projekt që po fillon sot, janë jetike për qytetarët e Skenderajt.

Projekti i ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe Brus do të realizohet me financim të MMPH dhe Komunës së Skenderajt. Në fazën e dytë të këtij projekti do të bëhet edhe shtrirja e gypit kryesor furnizues që do të mundësojë furnizim të rregulltë me ujë të pijëshëm./Drenicapress.info/

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj