Fillojnë hetimet e mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në Drenas

Parashkrimi i mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në komunikacion, në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Drenas është bërë shkak që të fillojë së fundi hetimet Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), shkruan sot Koha Ditore.

Këto lëndë, për të cilat javën e kaluar ka shkruar “Koha Ditore”, i përkasin vitit 2014. Ato kanë arritur kohën e parashkrimit absolutë ende pa u regjistruar, kurse regjistrimi i tyre është bërë tek para dy muajsh, edhe atë vetëm formalisht për të mbyllur rastet.

Krahas këtyre lëndëve, edhe afro 7 mijë lëndë të kundërvajtjes të vitit 2016, të cilat janë regjistruar këtë vit rrezikojnë të parashkruhen.

 
Loading...