Fier, plagoset me pistoletë një i ri, mjekët është në gjendje të rëndë

Një i ri është plagosur me armë zjarri një ditë më parë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sulaj, ku shtetasi S.S., 22 vjeç ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Mjekët po bëjnë të pamundurën që ta nxjerrin nga rreziku për jetën. Për ngjarjen në fjalë është njoftuar policia, e cila nisi hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se autori i krimit është shtetasi P.Z., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i konfliktit mes palëve, por po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.