FESTIMI

FESTIMI
25 mars, 1999.
Bombardimi ende vazhdon. Komshiu ende feston me vetëvehtën dhe ithëtarët e tij që e prejudikojnë një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Doren në zemër, disi anipse me një drojë të fiksuar edhe vetë dëshirojë të jem pjestarë i kësajë vetëknaqësie sadiste. Por dallimi im qëndron në një këndëvështrim më racionalizues të ngjarjeve që do pasojnë në ndërkohën e fushatës dhe asajë që do ngjanë pas ndalimit të logjikës bombarduese.
Zatën, kjo ndjenjë e pasigurisë më shqetëson tejmase. Psikologjia e sjelljeve të shqiptarëve gjatë tërë kësajë dekade  ishte në të vërtetë një sjellje tipike euforike! Pa ndonjë efekt  dhe tendencë të ndërtimit të ndonjë sistemi të instuticionalizuar racional. Kjo më bënë dhe më skeptik, në kuptimin e pritjes se si do të përfundojë kjo odisejadë e faktorit ndërkombëtar, i cili, opinioni e vetë e ka pregaditur për një veprim të tillë, ndoshta edhe afatëgjatë. Mirëpo, në anën tjetër fitohet përshtypja se opinioni shqiptar edhe pse i elektrizuar me madhështinë e mundësisë historike të çlirimit nga zgjedha serbe, ende nuk e ka të qartë tërësisht konceptin e rrjedhës së ngjarjeve që do pasojnë për ditët, muajt e ndoshta edhe vitet e ardhshme.
Detyra dhe obligimi i kodit identifikues të rebelimit, pra atij të UÇK-ës, në këto momente shumë të rëndësishme historike, do të ishte ruajtja e parasëgjithash substancës kombëtare. Për arsye, se regjimi i Beogradit, në planimetritë e tija afatëgjate gjithënjë e ka pasur krijimin e një lloj balancimi ndëretnik në Kosovë. Në mënyrë që alibin e krijuar artificialisht të “bumit demografik”, të shqiptarëve që historikisht u imponua pa ndonjë qëllim të caktuar strategjik, të zbritet në nivele “normale” (lexo: folklori!) dhe të nevojshme për estabilishmentin serb!
Tendencat e këtilla që ishin, jo vetëm të këtij regjimi kriminel që për çdo ditë pamshirshëm po vret e plaçkitë popullsinë civile shqiptare, kanë për qëllim krijimin e situatave të disfavorshme për shqiptarët etnik të Kosovës.
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)

Nesër “FRIGA” 26 mars, 1999