Festë në familjen Geci të Llaushës (FOTO)

Festë në familjen Geci të Llaushës

Fatos Geci, nipi i i Gani Gecit, ka diplomuar sot në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në shkallën Master, shkruan Drenicapress.info.

I gëzuar për këtë sukses, Fatosi ka falënderuar familjen për mbështetje dhe këtë sukses ia ka dedikuar gjyshes së tij!

“Faleminderit Zotit, familjes dhe shoqërisë për përkrahjen! Po e vërtetë, zyrtarisht nga sot jam kandidati i parë mashkull nga familja e madhe Geci, që kam të drejtë për studimet të doktoraturës, ngase përfundova studimet me një mesatare shumë të lartë. Këtë sukses ia dedikoj engjëllit tim mbrojtës, gjyshes time, nënës Rabë”, ka shkruar Fatosi, transmeton Drenicapress.

E i lumtur për këtë sukses është ndier edhe ish-deputeti Gani Geci.

“Fatos Geci, nipi ynë mbrojti me sukses temën e Masterit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar Geci./Drenicapress.info/

Fotografia e Gani Geci

Fotografia e Fatos Geci

Fotografia e Fatos Geci

Fotografia e Fatos Geci

Fotografia e Fatos Geci

Fotografia e Fatos Geci