Ferronikeli sot udhëton drejt Mitrovicës

Pretendenti kryesorë për kampion të Kosovës në futboll, KF Ferronikeli, sot do të zhvilloj ndeshjen e radhës, ku si mysafir do të luaj kundër KF Trepçës 89.

Me një fitore eventuale nga ndeshja e sotme, klubi drenicas do të përforcoj edhe më shumë vendin e parë të tabelës, të cilën tash e ca kohë po e mban.

Ndeshja fillon në ora 14:00 në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.  Në përkrahje të klubit të tyre të zemrës, do të udhëtojnë drejt Mitrovicës në mënyrë të organizuar edhe Tigrat e ZI. /drenicapress/