Feronikeli nuk ndalet, ky është lajmi i fundit nga drejtori sportiv

Feronikeli është skuadra më aktive gjatë këtij afati kalimtar veror. Ish kampioni i Kosovës po projekton një skuadër që do t’ia kenë frikën të gjithë duke afruar rreth vetes futbollistë mjaft cilësorë me bagazh të madh në futbollin mbarë shqiptar.

Lapidar Lladrovci, Përparim Islami (Trepça’89), Mevlan Zeka, Artur Magani (Liria), Drilon Lladrovci (Drenica) dhe Astrit Fazliu (Drita) nuk do të jenë përforcimet e vetme të ekipit nga Drenasi.

Drejtori sportiv i klubit, Avdullah Tahiraj ka treguar për Kornerin se çështja e transferimeve nuk është mbyllur.

“Është e vërtetë, kemi hyrë furishëm në afat kalimtar, pasi për të arritur deri këtu po punojmë intensivisht që nga muaji maj. Kemi nisur kontaktet me futbollistë dhe gjithçka po shkon siç është më së miri dhe lirisht mund të them se jam mjaft i kënaqur”, ka thënë Tahiraj për Kornerin.

“Po presim prurje të reja në ditët e ardhshme, pasi tani vetëm i kemi gati por, mbeten të konfirmohen edhe zyrtarisht”.

Kësisoj, Feronikeli synon të bëhet super-fuqi në futbollin kosovar.

Lexo tjetër  E mjerueshme: Jemi në vitin 2017, kjo është gjendja e stadiumit “Bajram Aliu” në Skënderaj (VIDEO)