Feronikeli has në probleme në Budvë

Feronikeli po e zhvillon fazën përgatitore para nisjes së kampionatit në qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, transmeton GazetaOlle.com.

Skuadra nga Drenasi e drejtuar nga Ismet Munishi, sot nuk ka mundur që ta zhvillojë stërvitjen e paradites për shkak të motit me shi që po mbretëron në Budvë.

“Shiu e pengon zhvillimin e seancës stërvitore
Moti me shi që po mbretëron gjatë ditës së sotme në Budva, ka bërë që stërvitja të mos zhvillohet sikur gjatë ditëve të kaluara.
Seanca stërvitore filloi në ora 09:00, por u ndërpre pas 30 minutave, si pasojë e shiut të dendur.
Përgjatë këtyre 30 minutave, lojtarët bënë një vrapim të lehtë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/

 

Lexo tjetër  Ja cilët janë kundërshtarët e Kosovës në “RUSIA 2018”