Feronikeli e transferon lojtarin e Dritës, Munishi thotë se te Drita nuk ditën që ta trajtojnë si duhet

Feronikeli nga Drenasi e ka zyrtarizuar transferin e radhës, transmeton GazetaOlle.com.

Sulmuesi i Dritës Lauren Ismajlaj i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Ky futbollist më parë ka luajtur edhe me Partizanin në Shqipëri.

Vet Munishi e ka zyrtarizuar lajmin në një prononcim për GazetaOlle.com.

“Bëhet fjalë për një lojtar fantastik të cilin nuk ditën ta trajtojnë te Drita. Te Feronikeli do të bëjë sezon fantastike”, ka thënë Ismet Munishi.

Feronikeli në krye me Munishin është një ndër pretendentët kryesor për ta fituar titullin e kampionit në Kosovë. /Gazeta Olle/

FB_IMG_1515532312661

Lexo tjetër  Komuna e Drenasit: Ulen shpenzimet e parasë publike