Fejohet Armando Sadiku, bëhet dhëndër i Kosovës

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, me sa duket i ka dhënë fund beqarisë.

Dhjetorin e vitit të shkuar, në një ceremoni në fshehtësi të plotë, Sadiku ka zyrtarizuar dashurinë me të dashurën e tij nga Kosova.

Lajmi nuk është zyrtarizuar nga futbollisti, por është konfirmuar për infoelbasani.al nga babai i Armandos, Durim Sadiku.

Elona, vajza që prej kohësh është në një lidhje me Sadikun, është stomatologe me origjinë nga Kosova, por prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani.

Siç ka thënë i ati, çifti janë njohur në rrjetin social Facebook, por për një kohë të gjatë e kanë mbajtur lidhjen të fshetë derisa kanë marrë vendimin për fejesën.

Ceremonia e fejesës është mbajtur më 30 dhjetor, kur çifti kanë shkëmbyer unazat.

Lexo tjetër  Ronaldo kualifikon Realin në finale të Champions League (video)