Feja islame në rritje

 

Feja Islame është duke u rritur me shpejtësi të madhe dhe deri në vitin 2050 në botë pritet të jenë 2.76 miliardë myslimanë, thuhet në studimin e ri të Peë.
Deri në vitin 2010 në bazë të të dhënave, në botë ka pasur 1.6 milionë myslimanë, por kjo shifër do të dyfishohet në 40 vjetët e ardhshme. Qendra Hulmtuese Peë parashikon se feja islame dhe ajo e krishterë do të rriten shpejt kurse edhe budizmi do të ketë zhvillim.
Islami deri në vitin 2050 do të përbëjë një të tretën e popullatës botërore prej 9 miliardë njerëzve. Edhe feja e krishterë pritet të rritet, por jo aq shpejtë sa ajo islame. Studimi i Peë-it parashikon se krishterimi do të rritet nga 2.17 në 2.92 miliardë, duke e përbërë 31 për qind të popullatës botërore, transmeton Koha.net.
Kjo do të thotë se deri në vitin 2050, më shumë se gjashtë nga dhjetë banorët në botë do të jetë i krishter apo mysliman. Dhe, ndoshta për herë të parë në histori, feja islame do ta tejkalojë atë të krishtere.
Sipas parashikimeve të Peë-it, besohet se deri në vitin 2100 popullata islame do të jetë shumë më e madhe sesa ajo e krishtere. Edhe pse feja e krishtere është më e vjetër, disa thonë se islami ka pasur edhe më parë më shumë popullatë, në kohën kur në Evropë ra Mortaja e Zezë./koha.net/