FBK dënon Pejën

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dënuar Pejën me para për shkak të fyerjeve që i kanë bërë tifozët e saj lojtarëve dhe trajnerit të ekipit mysafirë të Sigal Prishtinës, Marian Ilievski.

Peja është dënuar me të holla prej 500 euro, ndërsa ato duhet të paguhen para ndeshjes së katërt që zhvillohet në Pejë.

Po ashtu është dënuar edhe vëzhguesi Lulzim Maloku, për fshehjen e fakteve dhe mos-raportim të drejtë me dy ndeshje mos-delegim.