Fasule në tavë

Recetë tradicionale oreksndjellëse që do t’ju pëlqejë së tepërmi.

Përbërësit:

– 500 g fasule të bardhë
– 250 g qepë,
– Pak vaj,
– Pak piper,
– Piper të kuq,
– Kripë,
– Fletë dafine

Përgatitja:

1. Qiteni fasulen në tenxhere dhe qitni ujë derisa të mbulohet fasulja. Lëreni që të vlojë dhe pastaj hiqjani atë ujë dhe qitni uji tjetër dhe shtoni qepën e grirë trashë.

2. Kur të zihet fasulja derisa t’i ndahet lëvorja, fërgojeni fasulen derisa në tigan të bëni “fërgesë të ngrohtë” nga vaji, mielli dhe piperi.

3. Fërgojeni fasulen dhe lëreni që të vlojë edhe disa minuta. Pastaj shtoni fletën e dafinës dhe të gjitha qitni në tepsi rezistuese ndaj zjarrit.

4. Piqeni fasulen në furrë shporeti në 250 gradë celsius derisa të bëjë kore. Servireni të ngrohtë bashkë me turshi.

 
Loading...