Familja Ramadani: thotë se Hamëz Hajrën e ka vrarë Fadil Suleviqi

Një anëtar i familjes Ramadani, Fidan Ramadani, pretendon se vrasja e Hamëz Hajrës nuk ka të bëjë me patriotizëm dhe se Fadil Suleviqi ishte i përfshirë direkt në vrasjen e ti. Përmes një shkrimi Fidan Ramadani thotë se pikërisht vrasësi Suleviq ka hedhur akuzuat tek dy personat tjerë krejtësisht të pafajshëm që kanë kryer këtë vrasje. Sipas tij, po ashtu, Suleviq i ngriti priten edhe Hafir Shalës, si njëri nder themeluesit kryesorë të UÇK-së. Express publikon pa ndërhyrje lekture shkrimin e plotë të Fidan Ramadanit:“Hamëz Hajra edhe pse ishte bashkëpuntor i Serrbis nuk është vrarë për patriotizëm. Gjeneral Sami Lushtaku kishte marr Hamz Hajren nga KFOR-I Danez dhe kishte premtuar se Hamëz Hajra do mbrohet nga UÇK-ja, por gjat një takimi me gjeneralin Lushtaku nder te tjerasha aj thot se Hamëz Hajra ma mirë do të ishte te deklaronte per krimet e bëra nga serrbet ndaj Shqiptarve se sa te vritet,dhe kjo vrasje shkoj ne dëm të Kosovës, vrasja e Hamëz Hajres për Gjeneralin është shumë e dyshimët, vrasja e Hamëz Hajres është bërë nga dikushë që I është frikësuar se deklarat per Hagen do të tregojnë të verteten e disa ” patrijotëve” të cilet bashkëpunuan me Serrbin dhe kjo vrasje është një enigmë e pazgjidhur dhe nuk e dim se kush janë ata përsona që ju ka konvenuar vrasja e Hamëz Hajres, kryen një vrasje dhe emrat e kryersev të vertet të krimit I zëvendesuan me emrat e përsonave të pa fajshëm.

Në kët rastë është interesant pse u gjindë në montim ish polici i serrëbis Fadil Syleviqi dhe bashkpuntori më I afert I Hamëz Hajres dhe perdori sistemin UDBE-së për te fshehur emrat e kryersëv të vertet të vrasjes.

Ne si familjar dyshojm qe ish pjestari i UDBE-së Fadil Syleviqi është direkt i përfshirë në vrasjen e Hamëz Hajres dhe i zëvendesoj emrat e kryerësve të vërtet të krimit me emrat e përsonave të pafajshëm, pikërisht Fadil Syleviqi me disa “patriota” bashkëpuntor të tij I ngriten priten Dr.Hafir Shales njëri nder themeluesit kryesor të UÇK-së. Deklarata e Hamëz Hajres për gjykaten e Hages do të kontriponin në zgjidhjen e shumë enigmave dhe krimeve që ka bër ushtira serrbe ne Kosovë, dhe e gjith kjo të qonë në një konkludim se vrasja e këti përsoni është bërë pikirisht për fshehjen e krimeve te serrbeve ndaj Shqipetarëve dhe fshehja e disa bashkëpuntorëve të regjimit serrb e që për popullin tonë e luajn rolin e “patriotëve”
Shkruar nga Fidan Ramadani”
(sic), thuhet në tekstin e Ramadanit, të publikuar nga Express.

Ndryshe, familja pesë anëtarëshe e Hamëz Hajrës ishte vrarë në veturë nga një breshëri e armëve automatike, në gusht 2001. Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra njëmbëdhjetë vjet më parë.

Tre të parët vuajnë dënimin prej 30 vjetësh me burg, Blerim Kiqina me 11 vjet burg ndërsa Jeton Kiqina me 16 vjet burg.

 
Loading...