Familja Jashari pritet të përkrahë këtë kandidat për kryetar të Skenderajt (Foto)

Përpos zgjedhjeve nacionale të cilat do të mbahen më 11 qershor vendi pritet të shkojë edhe në zgjedhje lokale pak muaj më vonë.

Ndërsa është pikërisht nënkryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili do të jetë sërish kandidat nga radhët e PDK-së për të parin e kësaj komune.

Duke iu referuar burimeve brenda kësaj komune kuptohet se plani për kandidimin e Nura-s tashmë është veçse përfundimtar. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se Nura është figurë uniteti në këtë komunë dhe se ka raporte shumë të mira me familjen Jashari.

Një ndër arsyet e tjera që Nura posedon përkrahje për të kandiduar në Skënderaj është edhe raporti i mirë që ka me kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.

”PDK-ja në Skenderaj, është drejt fundit për ta zgjedhur kandidatin e saj që do të jetë kandidat në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen vjeshtën e këtij viti. Ne kemi gjetur figurën unifikuese, i cili përkrahet edhe nga kryetari Lushtaku” tha ky burim.

Ndër emrat e përfolur për këtë pozitë ishte edhe i biri i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku por ky i fundit ka bërë tashmë publike kandidimin e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.