Falkao te Atletico, Mandzukiq te Monaco

Monakoja ka bërë ofertë zyrtare për Mario Manxukiçin. Pronari Dimitri Ribolovlev ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e kroatit, i cili ka pasur vështirësi për të gjetur hapësira muajt e fundit. Që kur Fernando Torres u rikthye tek Atletiko, futbollisti e ka parë veten shpeshherë në pankinë.

Duke parë ofertën, drejtuesit spanjollë janë të gatshëm ta lënë të lirë. Madje, ata do kenë mundësi për të huazuar një lojtar që ka lënë gjurmë në historinë e Atletikos. Mançester Junajtid ka refuzuar të blejë kartonin e Radamel Falkaos për 55 milionë euro dhe në tratativat e Manxukiçit do të përfshihet pikërisht kolumbiani.

Ai do ta mirëpriste një transferim në klubin ku fitoi trofe të rëndësishëm. Trajneri Diego Simeone nuk e ka si alternativën më të preferuar, por duke qenë se blerja e Kavanit sa vjen dhe bëhet më e vështirë, Falkao do të jetë i duhuri për repartin e avancuar. Ai do të rivalizojë me Torresin për një vend në formacion, ndërkohë që po kërkohet edhe një përforcim për krahun e djathtë të mesfushës.