Fakte për FIFA-n, ja pse ndodhi arrestimi

Viteve të fundit, FIFA nuk ka bërë lajm vetëm për vendosjen e rregullave strikte në futboll, por gjithashtu edhe për thyerjen e tyre.

Mekanizmi që udhëheq me futbollin, sportin më të popullarizuar në botë, është një gjigand multimiliard dollarësh, raporton BBC.

Pushtet i madh, po. Përgjegjësi e madhe? Jo edhe aq, thonë zërat kritik.

FIFA është akuzuar vazhdimisht për kurdisje të ndeshjeve, shantazhe dhe mitmarrje, akuza që kanë dalë në publik pasi i dha Rusisë dhe Katarit epitetin e nikoqirit për Kupën e Botës që organizohet në vitin 2018 dhe 2022. Si pasojë, FIFA bëri hetime të brendshme duke e pastruar veten.

Por, përse SHBA-të – një vend ku futbolli e as basketbolli si sporte nuk janë fare të popullarizuara, po e inspektojnë përmes mekanizmave ligjorë dhe po e dërgojnë FIFA-n në gjykatë?

Kupa e Botës është një ngjarje me rëndësi. Organizohet çdo katër vite, dhe kur i vjen koha, është spektatkli më i madh sportiv në planet, transmeton Indeksonline. Është një rrebesh të ardhurash për vendet që fitojnë të drejtën e nikoqirit të kësaj ngjarjeje sportive. Kur FIFA zgjodhi Rusinë si nikoqir të Kupës së Botës për vitin 2018, duke u përcjellur me përzgjedhjen e Katarit për vitin 2022, shpërthyen kritikat dhe akuzat, transmeton Indeksonline.

Qeveritë e vendeve të ndryshme dhe njerëzit e tjerë nuhatën manipulimet. Ata donin një proces transparent të tenderimit, për të parë nëse Rusia dhe Katari i plotësonin kushtet.

Në këtë mënyrë, FIFA solli Michael Garcia-n, një avokat me përvojë që kishte shërbyer në një prej distrikteve të Neë Yorkut. Ai kishte për detyrë që të hetoj procedurat dhe sjelljen e këtyre dy vendeve. Ai kishte harxhuar 19 muaj në inspektimin e ofertave për dy turnetë, dhe në fund kishte dalur me të gjetura prej 350 faqesh.

Por, çfarë bëri FIFA?

E shkurtoi raportin e tij në një përmbledhje prej 42 faqesh, duke fshirë gjetjet e Garcias për FIFA-n gjatë tetorit. Garcia më pas veprimin e FIFA-s, për prerjen e raportit të tij e kishte cilësuar si të mangët dhe të pasaktë.

Prej këtu fillon një kahje tjetër dhe më serioze e kësaj ngjarjeje, ku përfshihet edhe FBI-ja. Kur FIFA pastori veten nga gabimet e saj, FIFA nisi një proces tjetër hetimi. FIFA hetoi nëse ndonjëra prej marrëveshjeve për mitmarrje dhe kurdisje të ndeshjeve kishin ndodhur në tokën amerikane.

Dhe gjërat u bënë më të lehta kur ata siguruan bashkëpunimin e një prej ish-krerëve të FIFA-s, amerikanit, Chuck Blazer. Blazer ishte keq nga financat, kështu që u bë agjent i FBI-së, duke siguruar dokumente dhe incizime me kolegët e tij të FIFA-s, që nuk ishin edhe aq verpime të sinqerta nga ana e tij, kanë thënë autoritetet ligjore të FBI-së.

Ende, pse SHBA-ja mërzitet për këtë punë?

SHBA-ja është pjesë e Shoqatës së Amerikës Qëndrore dhe Veriorë për Futboll (CONCACAF), trup i FIFA-s për menaxhim në Amerikën Veriore dhe Karaibe, transmeton Indeksonline. Blazer ishte i dyti në pozitë atje. Përmes tij zyrtarët amerikanë provuan të zbulojnë nëse korrupsioni kishte prekur edhe turnetë në kuadër të FIFA-s në Amerikë.

Gjetjet: Po korrupsioni i FIFA-s kishte prekur Amerikën.

Një nga njerëzit që është ngarkuar me akuza pas hetimeve, është Jeffrey Webb. Ai është zëvendës president i FIFA-s dhe Drejtor i Shoqatës për futboll në Amerikën Qëndrore dhe Veriore(CONCACAF). Megjithëse ende nuk dihen se cilat janë akuzat konkrete kundër Webb-it, derisa Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve t’i bëj publike deri të mërkurën, Zyra Federale për Drejtësi në Zvicër ka thënë se të arrestuar akuzohen për shantazh dhe mitmarrje prej 100 milionë dollarëve, që prej viteve 1990.

Në shpagesë të kësaj, ata shpërblyen me marketing medial ndeshjet futbollistike në Amerikë, ka bërë të ditur zyra zvicerane.

Por, a ka të drejta SHBA-ja që të përndjek zyrtarë të FIFA-s?

Po sepse këto shkelje ligjesh janë kryer në Amerikë. “Sipas autoriteve amerikane, këto krime janë kryer dhe janë përgaditur në Amerikë, dhe pagesat janë kryer përmes bankave amerikane”, ka thënë Zyra zvicerane për Drejtësi.

Krejt në fund, autoritetet amerikane kanë juridiksion të plotë mbi këtë çështje sepse tregu i televizionit amerikan, dhe milionat e paguara përmes kanaleve amerikane, janë tregu më i madhi për ngjarjen sportive të Kupës së Botës.