FAK-u nuk shkon në veri pa një marrëveshje me NATO-n

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur sot edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Mustafa lajmëroi se projektligji për themelimin e FAK-ut është gati dhe pritet vetëm sigurimi i 2/3 e votave të deputetëve dhe ndryshimeve kushtetuese.
Por, Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri të vendit pa pasur një marrëveshje me Aleancën Veriatlantike, NATO-n.
Ndërsa sa i përket kthimit të Listës Srpska në institucione, Mustafa bëri të ditur se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar biseda tri herë me përfaqësuesit serb, por, akoma nuk po e kupton vonesën e kthimit të tyre.