Facebook Messenger së shpejti me “Chat Bots”

Drejtuesi i Facebook Messenger, David Marcus ka njoftuar për nisjen e Messenger Platform – një mjet që do t’ia mundësojë përdoruesve në të gjithë botën ndërveprimin me “Chat Bots” (një program kompjuterik i projektuar për të nxitur bisedë humane me përdoruesit) në aplikacionin e Messenger, i cili tani ka 900 milionë përdorues në nivel global, raporton Telegraph.

“Chat Bots” do të shfaqet në aplikacion si një mik, dhe ju do të mund t’i kërkoni atij që të kryej ndonjë detyrë.

“Ne nuk jemi duke u përpjekur që të bëjmë Chat Bots që thjesht përgjigjen në pyetjet tuaja”, tha Marcus.

 
Loading...