Fabrika MEKA nderohet me Çmimin ndërkombëtar Trofeu i Artë në Gjenevë

Prodhuesi i industrisë së mishit MEKA, ka fituar çmimin e lartë ndërkombëtar për cilësi dhe menaxhment nga Business Initiative Directions (BID) me seli në Madrid të Spanjës.
Me Çmimin “Trofeu i Artë” për cilësi të produkteve menaxhmenti i kompanisë MEKA- Centyry International Quality ERA është nderuar në Gjenevë të Zvicrrës.
Ky është çmimi i parë ndërkombëtar i ndarë për prodhuesin kosovar Trofeu i Artë për Kualitet dhe Menaxhment.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky çmim ka rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesin MEKA, por edhe për të gjitha prodhuesit tjerë të Kosovës.
“Ky çmim tregon se cilësia dhe siguria e prodhimeve kosovare është e lartë dhe konsumatorët jo vetëm të vendit por edhe të huajt pa hezitim ti konsumojnë prodhimet vendore. Ky trofe është i vetmi në Kosovë”, tha Shahini.
Sipas tij misioni i AKB-së, është që të promovojë sa më shumë prodhimet vendore dhe që konsumimi i tyre për nga cilësia e lartë nuk ka diskutim, ku cilësinë e lartë po e dëshmojnë edhe institucionet ndërkombëtare.
Kreu i AKB-së njëherit edhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tregoi se dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare i kanë dërguar 16 rekomandime dhe të cilat kryeministri Edi Rama, ka premtuar se do ti realizoj thuajse qind për qind. Ndërsa kërkohet nga Qeveria e Kosovës që edhe ajo të veproi njëjtë sikur ajo e Shqipërisë.
Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit MEKA, e cila është fituese e çmimit, tha se Trofeun e Artë, e kanë pranuar me 22 mars 2015 në Gjenevë që titullohet “Trofeu i Artë -Century Intenational Gold – Quality Era Avvard”.
“Ky trofe botëror është dhënë për cilësinë e produkteve dhe të menaxhmentit dhe ishte një ditë e veçantë dhe e cila begatoi punën mbi njëzetë vjeçare të industrisë”, tha Piraj.