Europa është Pro Serbe , Gjykata Speciale fyerje ndaj Vlerave tona Kombëtare

Politika antishqiptare nuk ndalet kurrë nga Europa dhe Rusia , neve duan të na krijojnë një Gjykatë Speciale kinse për krimet imagjinare të UÇK-së dhe po anatemohemi tash e sa dekada nga qarqet nderkombetare hafijet dhe armiku serb , por armiku i brendshem mbetet më i rrezikshem . Serbia shkaktoi kater luftera e beri Gjenocide e nuk ju bë asaj një Nurenberg i dytë por tash po i bëhet një populli dhe Ushtrie që respektoi zakonet e Luftes sepse ne nuk jemi qyqar si serbosllavet me vra civil , me dhunu me djegë Standartet e dyfishta Europiane i kemi sot te ne me nje rrenë kalben njerez burgjeve si Sami Lushtaku ,Sylejman Selimi etj nuk ka mbete strukture e luftes pa u etiketu hiq Thacin dhe Veselin . Shesheli lihet ne liri , kurse Djemte tane Burgosen e reagimet qytetare dhe qeveritare jane mizerable nje grusht njerez protestojme e Qeveria reagon lodhet ne mbrojtje te vlerave Kombetare . Tendenca e qarqeve evropiane eshte denigrimi i vlerave tona kombetare ,diskreditimi i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe kreut te saj ,po krijohet nje gjykate speciale ekskluzive vetem per UCK – Ushtria Clirimtare e Kosoves? e turpshme Europa edhe fale heshtjes sone absurde ,Evropa per Serbet dhe gjenocidin e tyre si shkaktare lufterash dhe nuk krijoi gjykate speciale per ne po ,se ne kemi mu marre mes veti dhe Evropa po na ben gropen po amneston xhelatet dhe akuzon viktimat drejtesi se jo mahi .

Si eshte e mundur te mos kalohet ne ofansive nga ne ne mbrojtje te imazhit tone ne bote, i cili eshte demtuar shume nga raporti i rrejshem i porositur nga Beogradi i Dik Martit dhe sojit te tij ,pse hesht ish lideri i luftes Hashim Thaci ish komandantet e tjere,kurse respekt meriton blloku opozitar qe po i thote JO speciales Une nuk pres LDK-ja dhe komitetliu i LKJ-se Isa Mustafa dhe Akademia e uzurpuar e shkencave ta mbrojne gjakun e derdhur dhe UCK-ne,sepse ata na sabotuan ata ju gezohen arrestimeve dhe akuzave ndaj barteseve te luftes bejne ahengje te paftyret. Injorimi i kesaj ceshtje mund ta trondis skenen politike te vendit ,Dik Marti po njollos mundin tone ,gjakun dhe po na bene trafikante ore shoket e mi pushtetare dhe opozitar ,heshtja dmth miratim i atyre gjerave te paqena. Luften tone te drejte nuk mund ta mbroje vetem kategorite e dala nga lufta e ndonje ish veprimtar dhe atdhetar me opinionet e tyre. Luften duhet mbrojtur me ligj nga Kuvendi i Kosoves dhe Qeveria duhet kunderreagoj me argumente bindese kunder rrenave te Dik Martit me kompani. Zgjohuni reagoni o burra cfare keni qe heshtni ?UCK – Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte aseti yne ta ruajme si syte e ballit ne nuk kemi pse heshtim ,kemi mbrojtur trojet tona popullin nga shfarosja e Serbise Gjykates Speciale duhet thene ne jo , le ta formoj OKB po deshi ?Deri kur Europa do sillet kaq antishqiptarisht deshmi kjo se ne kemi aleate vec amerikanet.

Shkruan: Erald Selca