Euro 2016, Kroacia-Italia pa tifozë

 

Sfida mes Kroacisë dhe Italisë, e programuar për t’u zhvilluar më 12 qershor, e vlefshme për eliminatoret “Euro 2016”, do të luhet me dyer të mbyllura. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit të UEFA-s, pas sjelljeve raciste të kroatëve në drejtim të mbështetësve norvegjezë, me rastin e sfidës së 28 marsit.
Për më shumë, Federata e Futbollit Kroat do i duhet të paguajë edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh.