EUFORIA

EUFORIA 2 prill, 1999
            Gjurmëve të këtij kalvari me fëmijë e pleqë në krah, pregaditëm t’i bashkangjitëm edhe unë me familje. Anipse, nuk ka ardhur askush këtu në “Payton” të na drejtojë gishtin e shporrjes!    I sygjerojë shoqës që t’i pregadisë gjërat më elementare për rrugën e ndoshta të pakthimët! Ngase, të gjitha indikacionet më flasin në favor të bindjes, se edhe neve do na vijë radha. Ajo e shqetësuar dhe e friguar, mundohet të më jap spjegime: se gjëja neve ende nuk na ka ardhur radha, apo ndoshta edhe nuk e kanë ndërmend të shprazin këtë pjesë të qytetit! Kushedi, i them? Por sido, më mirë është të pregaditemi edhe ne. Bile llogaritja edhe parat që duhej paguar si haraq për të hyrë në turmën e të  numrave të pakthimtëve! Tek fëmijët vrejë një shqetësim të posaqëm! Më dhimbsen aq shumë, kur i shohë ashtu duke i pregaditur lojërat dhe kukullat.
            Brikena (ende jo 10 vj.), mundohet t’i spjegojë Genitës (ende jo 9 vj.), se atje ku do të shkojmë, nuk ka nevojë të ngarkohemi me lojra! – A i përcjellë Genitë, ti lajmet, e ndëgjojë Brikin duke i thënë Genit? A e sheh se atje nuk kanë kohë fëmijët të lozin?! I shohë dhe e dijë, ia kthen Genita,- Por lojrat e mija s’do t’i prek dorë milici! Habitem me këtë thellësi gjykimi të tyre!
            Ditën, sidomos në mëngjes presim të na dëbojnë edhe neve. Ka tri ditë që rrijmë të gatshëm. Në anën tjetër, mendojë për ardhmërinë e vajzave. Për ardhmërinë e familjes dhe popullit përgjithësi. Ku do të na shpjerë e tërë kjo? Athua do të na ngjajë edhe neve sikur hebrenjëve, të cilëve 2000 vjetë të plota u janë nevojitur për t’u kthyer në vatrat e tyre?! Habitem me lajmet që vijnë nga qyteti, sektor ky që tashma është bërë specialitet i kojshikës Nazlie – I tërë qyteti, po zbrazet?! Çfarë do të bëjmë ne? Ngadal, mundohem ta qetësojë dhe pa e pasur farë qëllimin që të dijë se ku na shpjerë qetësimi që mundohem të ia bëjë asajë. Mos u ngut, nëse jemi në sistem të tyre të deportimit mos bajë fortë gajle se të gjithë do të na shpërngulin, ta ruajmë gjakëftohtësinë!             Spjegimi i sajë, është i thjeshtë. Paniku dhe euforia ka hyrë në palcë të njerzve Fadil! Po i them, kam përshtypje se një pjesë e popullsisë përmes sygjestionit dhe panikut të krijuar në një lagje psh. ka ndikuar në krijimin e atmosferës së euforisë. Në një shkrim timin të mëhershëm kategorin e euforisë e kam pasë përdorur si pozicionim i mundshëm i vetëdijes sonë kolektiv dhe dikun mes tjerash kam pasë konstatuar se:
            Sjelljet euforike, sipas shumë parametrave shkencor asnjëherë nuk kanë mundur të zëvendësojnë e aq më tepër t’i tejkalojnë modelet e organizimit pragmatik të njerzëve në historinë e shoqërive njerëzore. Ato bile të shumtën e rasteve vetëm sa e kanë penguar vënjen e sistemeve të ndryshme pragmatike. Së këndejmi, sjelljet euforike në situata të rëndësishme, për mos thënë të rralla të popujve të ndryshëm që përplitën me mbijetim fizik, ashtu siq përpliteshin shqiptarët e Kosovës do të mund të dëmtonin substancën e tyre.
            Në esencë euforia Kosovare e viteve sidomos ’90-ta, dmth. e periudhës postkomuniste, që të shumtën e rasteve është manifestuar si model histerik e herë herë edhe si delirium kolektiv nacional (na kujtohën demonstrimet pompoze me dy gishtrinj, të animuara nga qindra e mijëra njerzë të rëndomët), më së miri mund të ilustrohet me pozicionin e pamundësisë së automatizimit të veprimeve (konkrete)  dhe ndërmarrjeve të ndryshme të cilat do ta ndryshonin raportet egzistuese, në favor të shqiptarëve, pastajë seleksionimin dhe maksimalizimin e potencialit njerëzor (jo edhe ushtarak, ashtu siq mendonin disa) që e dispononin në këtë periudhë ata.
            Një sjellje e tillë e identifikuar më vonë si “paqësore”, “nënshtrim vullnetar”, “pacifiste”, e deri edhe Gandiste (!), për bindjen time sociologjike, burimin e vetë e rrezatonte nga:
            a/ akumulimi i pasistemuar i energjisë frustruese që ishte akceptuar gjatë tërë dekadës së kësajë kohe, dhe:
            b/ Nga fakti tjetër hendikepues i mosrealizimit apo thënë mosrrumbullaksimit të identitetit të vetë shtetëror, që dosido kërkonte identifikim të ri moral me pat situatën e krijuar në këtë kohë.
            Ky identifikim i ri konsistonte të ushtrohej nga dy aspekte:
            1/ njëri që kishte të bënte me kulmimin e sjelljeve që qonin kah një tensionim të mëtutejshëm të situatës (politike e ekonomike) ende të pa qartë, e cila shumë lehtë do të mund të eskalonte në një kryengritje të përgjithshme të armatosur (pa asnjë shansë për sukses), meqë ky tip identifikimi i kishte përfshirë pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë Kosovare dhe meqë euforia e patriotizmit ishte shëndrruar tashma në një gatishmëri e fanatizëm të paparë gjerë atëherë të sakrificës dhe  vetëflijimit për të mirën e atdheut.
            2/ Dhe identifikimi tjetër, i cili aspironte ta pacifizonte situatën e krijuar me masa dhe metoda ende të paprofilizuara e paprojektuara të (vetëdijes ende infantile politike në këtë rajon) jodhunës. Në këtë duel, siq do shohim më vonë fitues do dalë kasta e intelektualve që e predikonte kodin e jodhunës dhe kështu të evitojë katastrofën dhe tragjedin ( do thënë vetëm përkohësisht!) e pregaditur më parë nga ana e regjimit serb.
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
  Neswr “BLLACA” 3 prill, 1999