Eshtrat e Isë Boletinit arritën në Mitrovicë (foto)

 

Në kazermën e FSK-së në Bair të Mitrovicës, në ora 13:00 kanë arritur eshtrat e heroit Isa Boletini. Në ceremoninë e rastit brenda kazermës ishin të pranishëm vetëm familjarë të ngushtë të heroit, nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi dhe pjesëtarët e FSK-së të kësaj kazerme.

Me të arritur në kazermë arkivolet me eshtrat e heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, të pranishmit fillimisht bënin homazhe me një minutë heshtje dhe pastaj familjarët dhe përfaqësuesit e FSK-së nënshkruan procesverbalin e pranim-dorëzimit të këtyre eshtrave.