A është ky telefoni më i avancuar nga Apple

Kompania “Apple” ka prezantuarzyrtarisht modelin e ri të shumëpritur dhe të shumëpërfolur të iPhone, “iPhone X”.

iPhone X është një prej tre modelëve të rinj të iPhone që Apple ka prezantuar sot. Më herët, kompania e mirënjohur ka prezantuar edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

iPhone X është telefoni i mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.
Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e saj ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone. Gjithashtu me “iPhone X” zhduket “home button”

Pajisja e re po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që zëvendëson sensorin për gishta.

iPhone X do të mund të hapet nga përdoruesi nëpërmjet skanimit të fytyrës së tij. /albeu.com