Është hap ekspozita kushtuar Nolit dhe Konicës (Video)

Është hapur në Bibliotekën Kombëtare ekspozita “Albumi i një bashkëkohësie”, kushtuar dy figurave të shquara të jetës letrare, kulturore, e politike, Fan Noli dhe Faik Konica. Për publikun u ekspozuan materiale e objekte të veçanta si lapsi I Fan Nolit, kapelja e diplomimit dhe instrumenti i tij Muzikor, Oboa.
Për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, Noli dhe Konica janë 2 shqiptarë gjaknxehtë dhe mëndjendritur, ndërsa vlerësoi se janë të paktë intelektualët e shekullit të kaluar që janë kaq të pranishëm edhe sot.
Ekspozita erdhi si një një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike, në përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës.