Ermir Lenjani shënon super gol (VIDEO)

Emir Lenjani ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Sion-it kundër Thun me rezultat 7-2 dhe Lenjani ka arritur të shënojë golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 47-të.

Goli i Lenjanit ishte padyshim më i miri i javës në kampionatin zviceran, pasi goditi nga një pozitë tejet e vështirë.
Përveç golit të shënuar, ai ishte i përfshirë edhe në dy golat tjerë të skuadrës së tij, duke u shpallur në fund edhe futbollisti i ndeshjes.

Kjo paraqitje e mirë, i siguroi Lenjanit vendin në formacionin më të mirë të javës që përgatitet nga e përditshmja e madhe zvicerane “Blick” dhe kjo në fakt, nuk është hera e parë që përfaqësuesi i Shqipërisë është në këtë formacion. /Insporti.com

Formacioni i javës nga “Blick”

Jonas Omlin; Stefan Knezevic, Alain Nef, Ermir Lenjani, Carlitos; Miralem Sulejmani, Djibril Sow, Fabian Rohner, Pascal Schürpf, Cunha; Cedric Itten.

Lexo tjetër  Zyrtare: Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve