Erdogani refuzohet dhe nga ushtria

Ushtria turke ka kundërshtuar një amendament të propozuar nga presidenti, Rexhep Taip Erdogan që ka të bëjmë me luftimin e “strukturave paralele”. Erdogan kërkon që këto struktura të cilësohen kërcënim për sigurinë.

Gazeta turke “Today Zaman” citon burime pranë ushtrisë të cilat konfirmojnë se përfaqësues të saj që kanë marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë (29 prill) kanë refuzuar që dokumenti të përfshihet në Strategjinë Kombëtare të Ushtrisë Turke. Majde, propozimin e Erdoganit nuk e kanë cilësuar as dokument pasi nuk shpjegohet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë.

Erdogan po përdor termin “struktura paralele” që pas skandalit masiv të korrupsionit, ku implikoheshin njerëz shumë të afërt të tij. Termi i referohet lëvizjes “Hizmet”, e frymëzuar nga kleriku turk, Fethullah Gulen, që sipas Erdoganit qëndron pas skandalit të korrupsionit pasi ai e cilëson atë konspiracion dhe përfshirë bashkëpunëtorë të jashtëm që kërkojnë rrëzimin e tij nga pushteti.