Erdogan: Ata që dështuan më 15 korrik kërkojnë mënyra tjera për grusht shteti

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se ata të cilët dështuan në tentativën për grusht shteti më 15 korrik  të vitit 2016, tani tentojnë ta bëjnë të njëjtën por në mënyra tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan tha se procesi gjyqësor kundër ish kreut të Halkbank, Hakan Atilla që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “është në fakt adresa në të cilën mund të kërkohet tentimi për grusht shteti i përshkruar përmes motiveve politike”.

Presidenti i Turqisë, njëherësh kryatar i partisë në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), falënderoi kreun opozitar nga Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) Devlet Bahceli, i cili të hënën i shprehu përkrahjen e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

Lexo tjetër  Aeroplani luftarak rus për pak sa nuk përplaset me një aeroplan zbulues amerikan