Enrique Iglesias i priten gishtat nga droni gjatë koncertit (video)

Pavarësisht se pësoi një incident, këngëtari 40-vjeçar vazhdoi spektaklin edhe për 30 minuta të tjera. Enrique Iglesias u tregua këmbëngulës gjatë koncertit të tij në Tijuana, Meksikë, duke shprehur respektin edhe me ‘gjak’, për të gjithë fansat që kishin blerë bileta për ta ndjekur.